Komisioni i Disiplinës pezullon me 2 ndeshje trajnerin e Bylisit, dënon dhe Partizanin

56
Sigal

Komisioni i Disiplinës, ka dhënë vendimet e fundit, në lidhje me javën që lamë pas në kampionatin shqiptar.

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan është pezulluar me 2 ndeshje, për protestë, ndërsa klubi ballshiot është dënuar me gjobë 100,000 lekë (të reja), për mospërmbushje të detyrimeve.

Gjithashtu gjobës nuk i ka shpëtuar as Partizani, që për shkak që për të njëjtën akuzë, është dënuar me 200,000 lekë (të reja)  gjobë si dhe të dëmshpërbleje brenda 15 ditëve, dëmet e shkaktuara në stadium.

Vendimet e Disiplinës :

  1. Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
    FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  4. Rrëzimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.