Shorti i gjysmëfinaleve/ Rashica përballë Bayern Munchen në Kupën e Gjermanisë

432
Sigal

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Werder Bremeni i Milot Rashicës, që eliminoi Schalken dhe ku shënoi edhe ylli i Kosovës, do të përballet në gjysmëfinale me Bayern Munichen.

Një sfidë e vështirë kjo për Rashicën me shokë, por shorti ishte paksa në anën e tyre, pasi ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Werderit, e jo në “Allianz Arena”.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Hamburgut dhe RB Leipzigut.

Gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë do të luhen me 23 dhe 24, prill, ndërsa finalja do të zhvillohet me 25 maj në Berlin në stadiumin “Olimpik”.