Foto/ Barela “përshëndet” tifozët e Partizanit, shikoni gjestin e yllit të Italisë

106
Sigal

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë në “Air Albania” nuk kishte si protagonist në fushën e lojës mesfushorin e Interit, Nikolo Barela. Futbollisti është lënë pushim në ndeshjen e mbrëmshme nga trajneri Mançini, duke menduar ngarkesën e shumë ndeshjeve të luajtura prej tij me klubin gjatë pjesës së parë të sezonit.

Por si “spektator”, Barela ka qenë edhe më i shpenguar se zakonisht dhe para e pas ndeshjes, ishte shumë i gatshëm për foto me sportdashës që dëshironin një kujtim me yllin italian.

Dhe mes këtyre fotove, është edhe një e veçantë për tifozët e Partizanit. Barela shfaqet me logon e “Baza 46”, grupimit të njohur të ultrasve të “demave”, me një përshëndetje shumë të veçantë për të kuqtë e kryeqytetit./Panoramasport