Ndalohet nga policia Wayne Rooney

411
Wayne Rooney futet në telashe. Ish kapiteni i Anglisë është ndaluar mbrëmjen e së enjtes nga policia angleze për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndalimi i 31-vjeçarit u bë në zonën Cheshire, aty ku jeton lojtari i Evertonit.
Wayne Rooney njoftoi javën e kaluar tërheqjen nga kombëtarja pas 53 golave të shënuar në 119 ndeshje. Futbollisti është i martuar me Coleen Rooney, me të cilët ka edhe tre fëmijë.
Gjatë merkatos së kësaj vere, Rooney u kthye te Evertoni pas një aventure të gjatë me Manchester United.
Sigal