Ronaldo ka ditëlindjen, ja urimi i veçantë që i bëri Georgina

427
Sigal

Cristiano Ronaldo feston sot 34 vjetorin dhe urimet në adresë të tij janë të shumta, por një ndër të cilët pritej me padurim ishte dedikimi që do t’i bënte e dashura e tij Georgina Rodriguez.

Disa ditë më parë ajo festonte 25 vjetorin dhe Ronaldo e quajti dhuratë nga Zoti prezencën e saj në rrugën e tij të shoqëruar me foton e tyre.

Por modelja ka zgjedhur një video, ku CR7 nuk shfaqet si yll i fushave të blerta por si baba i përkushtuar duke luajtur futboll në shtëpi.

Bashkangjitur me postimin bukuroshja ka shkruar:

“Urime dashuria ime! Faleminderit që na bënë të lumtur çdo ditë. Të duam pafund”. Pra fjalët se mund të ketë një krizë në marrëdhënien e tyre bien, të paktën në rrjetet sociale ka plasur dashuria…