Ronaldo baba me shumë fëmijë: Katër fëmijë nuk janë mjaftueshëm

496
Ronaldo është babai i një djali shtatë vjeçar të quajtur Cristianinho dhe binjakëve të sapolindur Eva dhe Mateo. Më herët gjatë këtij muaji, ai konfirmoi se e dashura e tij, Georgina Rodrigues është shtatzënë me fëmijën e tij të katërt. Ronaldo nuk ndalet me kaq. Futbollisti rrëfeu se ka ndërmend të bëhet baba i shtatë fëmijëve, pas një sugjerimi nga djali i tij i madh.
Ai foli rreth kësaj në një intervistë në një televizion kinez dhe raportohet se Cristiano tha: “Cristianinho është shumë i lumtur. Po kënaqet dhe thotë se do më shumë motra dhe vëllezër. Do shtatë, numrin magjik, dhe unë mendoj se kjo është një gjë e mirë”. Më tej, futbollisti tha se po shijon çdo moment që po kalon me tre fëmijët e tij, por nuk e përjashton mundësinë për të zgjeruar familjen.
Sigal