Roma fiton dhe kualifikohet

77
Ekipet e kryeqytetit nuk zhgënjejnë përballë atyre xhenoveze. Pas fitores së Lazios dje ndaj Xhenoas, sot ka qenë radha e Roma-s që të mposhtë Sampdorian dhe të kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku do të gjejë Çezena-n 
Ekipi i Spaletit zhbllokoi ndeshjen në minutën e 39’ me Naingolan, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe tre gola të tjerë me Xheko, El Sharawi dhe sërish mesfushori belg që fiksoi shifrat finale 4-0. 
Verdhekuqtë e Spaletit vazhdojnë të konfirmojnë formën e mirë në këtë sezon duke qenë pretendentë në të tre kompeticionet ku marrin pjesë.