Renditja e FIFA, kombëtarja shqiptare fiton 6 pozicione, në vend të 51

498
Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes miqësore me Francën, e cila do të luhet me 13 qershor në Elbasan Arena.
Kombëtarja është ngritur në renditjen më të re të FIFA-s. Kuqezinjtë, në renditjen e muajit maj gjenden në pozitën e 51-të, gjashtë pozita më lart, në krahasim me muajin e kaluar.
Ekipi i Gianni De Biasit, edhe pse nuk e zhvilloi asnjë ndeshje në muajin maj, tani ka 624 pikë. 
Sa i përket renditjes së përgjithshme, e para mbetet Gjermania me 1775 pikë, e djekur nga Belgjika (1509) dhe Argjentina (1496). 
Sigal