Refuzoi Shqipërinë, kapiteni i Besiktasit pranë Kosovës

185

Kosova e ka rritur shumë nivelin duke luajtur si e barabartë me shumicën e kombëtareve të Europës. Përfaqësuesja zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me Anglinë duke humbur 5-3, ndërsa vazhdon garën për kualifikimin. Lojërat e mira dhe rezultatet kanë bërë që interesimi i futbollistëve të rritet për të përfaqësuar këtë ekip.

Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Nexhip Uysal. Kapiteni i Besiktasit në Turqi është me origjinë shqiptare dhe menaxherët e tij kanë shprehur interes për t’iu bashkuar Kosovës shkruan gazeta Olle. Çështje zemre? Aspak, pasi i njëjti lojtar refuzoi Shqipërinë pak muaj më parë. Mesfushori u kërkua me ngulm nga Christian Panucci, por na refuzoi.

28-vjeçari ka dalë nga Akademia e Besiktasit dhe vazhdon të jetë pjesë e këtij ekipi, por në vitet e fundit e ka humbur rolin e titullarit. Ai po luan me pikatore dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit. Menaxherët e lojtarit duan të shfrytëzojnë momentin e mirë të Kosovës për të reklamuar dhe lojtarin e tyre, prandaj kanë nisur dhe procedurat e pajisjes me pasaportë. Ai ka luajtur vetëm 23 minuta këtë sezon. Detaje të tilla nuk kanë shumë rëndësi për Bernard Challandes që do e mirëpreste futbollistin duke ditur dhe vlerat e tij futbollistike. Kosova përforcohet më shumë dhe duket se Përfaqësuesja do të jetë akoma më e frikshme. Lajm i mirë ky!