Reali zyrtarizon një tjetër blerje, Barça “mbetet thatë”!

95

Real Madrid ka bërë me dije se ka firmosur me japonezin Takefusa Kubo, i cili cilësohet si Messi i Japonisë.

Mesfushori do të luajë në ekipin e të rinjve të Real Madridit, duke qenë se është 18 vjeç dhe ka nevojë të përshtatet me futbollin në Spanjë. “Take” u ble nga FC Tokyo për 2 milionë euro nga Real Castilla dhe do të përfitojë 1 milionë euro në sezon pagë.

“Takefusa Kubo do të përforcojë Real Castilla sezonin e ardhshëm, skuadra e të rinjve do të ketë talentin më premtues në botën e futbollit. Teknikë e shkëlqyer, aftësi, vizion në lojë dhe aftësi të mëdha në driblim dhe shënim”, shkroi klubi madrilen në faqen e vet në internet.

Kubo ka debutuar me ekipin kombëtar të Japonisë, edhe pse është vetëm 18 vjeç. Ndërsa këtë sezon luajti në Divizionin e Parë të Japonisë, ku me Tokyon zhvilloi 13 ndeshje në kampionat, shënoi 4 gola dhe tre ndeshje në Kupë, ku shënoi një gol.

Kutjojmë që talenti japonez ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe klubi katalanas prej kohësh ishte duke u përpjekur për të rikthyer në gjirin e tyre talentin, por në fund Real Madridi ia doli sërish të bëjë një tjetër “vjedhje”.

Për të ka pasur edhe klube të tjera si Manchester City, PSG dhe Bayern Munich që e kanë ndjekur nga afër.