Fitore historike për Diego Simeonen, askush si argjentinasi tek Atletico

322
Sigal

Atletico Madrid mposhti në shtëpi 2-1 Alaves mbrëmjen e kaluar, duke siguruar fitoren e katërt radhazi në kampionat. Saul Niguez dhe Diego Costa shënuan golat e fitores dhe “Colchoneros” renditen në vend të tretë. Një triumf i rëndësishëm për objektivin Champions League, por edhe për Diego Simeonen. Trajneri argjentinas qëndron në stolin e skuadrës spanjolle prej 23 dhjetorit të vitit 2011 dhe mbrëmë ka vendosur një rekord. Kjo ishte fitorja e 195-të në kampionat nën drejtimin e Atleticos, duke parakaluar një legjendë si Luis Aragones (194 triumfe si trajneri i ekipit iberik në La Liga). Trajneri argjentinas është futur në histori të klubit, që ka vlerësuar arritjen e Simeones me një postim në faqen zyrtare.