Sigal

Trajneri i Tottenhamit, Maurizio Pochettino ka mbetur shumë i kënaqur nga loja e skuadrës së tij, pavarësisht se ekipi i tij u mund nga Interi.

“Jam i kënaqur me performancën, ne dominuam deri në fund, por është shumë e dhimbshme. Për mua ishte performanca më e mirë e sezonit. Jam i kënaqur me lojën, por shumë i zhgënjyer dhe mërzitur, sepse meritonim më shumë, por pësuam dy gola në vetëm dy aksione. Deri në golin e parë ndeshja ishte nën kontroll, por më pas pësuam dhe pastaj çdo gjë mund të ndodhë në një vend si ‘San Siro’. Kur je në një periudhë negative, është shumë e vështirë të ndryshosh rrymën.

Ndodh në futboll. Mendoj se mund ta korrigjosh atë vetëm me punë, duke punuar më fort se më parë.

Bëmë një gabim dhe e paguam shtrenjtë, ndonjëherë nuk ndodh, por në ndeshjet tona të fundit jemi ndëshkuar gjithmonë për gabimet tona. Kështu e ka futbolli, ne vazhdojmë të punojmë dhe tentojmë të fitojmë ndeshjen e radhës. Tani, në këtë periudhë negative, gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të qetë dhe të përballojmë gjërat në mënyrën më të mirë.”, u shpreh Pochettino.