Peter Pakult: Skënderbeut nuk i besoj për mungesat

725
Dje, në një dalje publike për mediat sportive, trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka theksuar se skuadra e tij është gati të vazhdojë me rezultat pozitive edhe ndaj Skënderbeut. Ai u shpreh se nuk u beson mungesave të kundërshtarit. “Nuk iu besoj shumë teorisë së mungesave, pasi kështu ishim dhe me Partizanin dhe u mendua se u fitua ndeshja para kohe. Nuk besoj shumë te këto gjëra, por ne duhet të mposhtim në shtëpi ekipin me renditjen më të mirë. Duhet shfrytëzuar atmosfera në ekip. Alla nuk luan ndaj Skënderbeut, për Shametin do të vendoset para ndeshjes, ndërsa kemi biseduar edhe për Bakajn, i cili nesër (sot) do të jetë në fushë”, ka theksuar mes të tjerave Pakult në konferencën për shtyp.
Sigal