Ndeshja me Danimarkën, De Biasi: Do shfrytëzojmë çdo detaj

497
Trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi bën të ditur në prag të ndeshjes me Danimarkën se skuadra është në një situatë delikate pasi disa lojtarë nuk janë në formë. Ai tha se në fushë do të jenë lojtarët që janë në formë, ndërsa bëri të ditur se Erion Bogdani do të zëvendësojë Altin Lalën. Duke bërë të ditur se nuk ka ngelur shumë kohë për ndeshjen me Danimarkën, De Biasi tha se është i ngarkuar për të plotësuar ëndrrën e të gjithëve. “Nuk kënaqem me dy pikë në këto dy takime, duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë çdo detaj. Ndeshja me Danimarkën është një sfidë kyçe për ecurinë tonë në këto eleminatore” tha trajneri i kombëtares.
Sigal