Nishani: Mark Krasniqi, një nga shtyllat kryesore të mendimit kombëtar

448
Presidenti Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të akademikut Mark Krasniqi. Kombi ynë ka humbur një nga shtyllat kryesore të mendimit kombëtar, shprehet kreu i shtetit. “Jeta, vepra, puna dhe amaneti i akademikut Mark Krasniqi janë mësimi më i mirë se si duhet të jetohet, veprohet dhe punohet për të mirën e kombit. Ndarja nga kjo jetë e akademikut Mark Krasniqi, është humbje e madhe për të gjithë kombin tonë”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Nishani.
Sigal