Ilir Daja: Maksimumin për ecuri pozitive edhe në Kukës

508
Duke qenë se kushtet e motit e kanë vështirësuar stërvitshmërinë në Korçë, skuadra e Skënderbeut i ka zhvendosur përgatitjet e saj në Durrës. Korçarët do të kenë disa mungesa sot në sfidën me Kukësin, por trajneri Ilir Daja i justifikon ato me synimin në këtë takim. “Ne do të japim maksimumin për të vazhduar me ecurinë pozitive edhe në Kukës. Nuk kam bërë llogari me grupin, por mendoj se do të japim më të mirën tonë në fushën e lojës. Nuk dimë të futemi ndryshe në fushë, mendojmë gjithmonë të fitojmë. Lidhur me mungesat, Radas, Jashanica dhe Lilaj do të mungojnë, ndërsa Osmanin është gati të sakrifikojë, do vendosim para ndeshjes”, deklaroi dje Ilir Daja.
Sigal