Dybala kthehet në çështje, Perez qëndron me bllok në dorë

445
Sigal

Sirenat spanjolle rreth Paulo Dybalas se vinë e bëhen më të forta. Momenti aspak i lumtur që argjentinasi po kalon në Torinoka bërë që Real Madrid të insitojë sërish për të veshur me të bardha sulmuesin e Juves. Allegeri nuk e preferon si titullarë, këtë e konfirmoi edhe në dy takimet e fundit, kundër Pamas qëndroi në bankinë ndërsa ndaj Sassuolo i aktivizua vetën në minutën e 83-të.

Dybalaaaaaaaa

Kjo qasje ndaj tij ka bërë që Dybala sot më shumë se kurrë të mendojë largimin, fundja ofertat për të nuk mungojnë pasi e kërkon pjesa më e madhe e europës. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Dybala pëlqehet shumë nga presidenti Florentino Perez i cili ra në dashuri me numrin 10 të Juve që dy sezone me parë, në sfidën kundër Barcelonës.

Dybala

“AS” shkruan se Perez do të prvojë edhe një herë këtë sezon të josh Dybala, kujtojmë që verën e shkuar ofruan 120 milion euro. Perez do të futet sërish në tratativa me Zonjën e Vjetër për të afruar Dybala në Madrid, këtë herë duke përdoruar edhe kartën Marcelo i cili në çdo dalje publike shpreh admirimin për Juventusin.