Pele shtrohet në spitalin e Parisit, ja nga çfarë vuan

430
Sigal

Pele është shtruar me urgjencë në një spital në Paris. Braziliani është sëmurë në mënyrë të papritur pas takimit që pati me Kilyan Mbappe, në një duel të bukur mes dy fenomenëve të brezave të ndryshëm.

Ai u shtrua në orët e para të mëngjesit në kryeqytetin francez,  teksa diagnozat e para flasin për një sidromë të njohur me emrin “isacc”, dhe që ka të bëjë me lëvizjen e muskujve në mënyrë të pakontrolluar.

Pele nuk është në gjendje të rëndë, por mosha e tij 78 vjeç, ka bërë që të jetë e nevojshme kurimi i kësaj sëmundje në mjedise të spitalit.