Pak para zgjedhjeve në FSHF, ndryshon numri i anëtarëve që do të votojnë

580
Në Asamblenë Zgjedhore sikundër pritej nuk do të jenë 66 anëtarë që do të votojnë por 65. Kjo për arsyen se Bilisht Sport ka paraqitur dokumentet me vonesë.
Pas zgjedhjeve për kreun e FSHFsë, do të bëhet më pas një votim i dytë, ku 66 delegatët do të zgjedhin 9 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv mes 23 kandidatëve. Ndërkohë, duke qenë numër çift, ekziston mundësia që në garën mes tre kandidatëve për presidentë të ketë rezultat të barabartë.
* Gjatë raundit të parë, Presidenti ka nevojë për 2/3-ën e votave të vlefshme. * Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. * Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota (50+1 %) zgjidhet president. Në rast se votat janë të barabarta, votimi do të përsëritet.
* Në rast se edhe votimi i dytë përfundon me rezultat të barabartë (33-33 ose 22-22-22), vendimi merret nëpërmjet hedhjes së shortit nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së (Ilir Shulku) dhe monitoruar nga Komisioni i Verifikimit.
Sigal