Besim Ndregjoni: Do i përgjigjemi flakë më flakë qeverisë për dëmshpërblimet e të përndjekurve

639
Në një prononcim ekskluziv për Telegraf Besim Ndregjoni në emër të Unionit Mbarëkombëtar të Burgosurve politikë, ka denoncuar manipulimet mediatike të komanduara nga qeveria për çështjen e dëmshpërblimit si dhe vendimin e ministrit të Financave që ka bërë një ndarje klasore rreth këtij dëmshpërblimi duke shkelur Kushtetutën dhe Kodin Civil për trashëgiminë. Sipas Ndregjonit të përndjekurit nuk do të lejojmë asnjë qeveritar apo qeveri të shkelin të drejtat tyre. Ai është shprehur se do t’i përgjigjen flakë më flakë çdo vendimi abuziv ndaj të drejtës dhe lirive të tyre. “Protesta ndaj kësaj qeverie do jetë më e vogla, nëse do shkelin të drejtat tona do ketë revolta. Gjithashtu i bëjmë me dije qeverise t’i përgjigjet nismës kombëtare të unionit të burgosurve dhe të përndjekurve politikë për gjetjen e 4500 të zhdukurve. Nga prindërit e këtyre qeveritarëve. Moto jonë është “bëhu dhe ti kontribuues në gjetjen e të zhdukurve, se je shqiptar!”, ka theksuar Ndregjoni.
Sigal