Manchester United i shqetësuar, mund të humbasë De Gea

450
Sigal

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se David De Gea mund të largohet nga Manchester United për te Juventusi.

Portieri spanjoll ka hezituar të nënshkruajë një zgjatje të kontratës së tij aktuale, e cila skadon verën e vitit 2019, por mund të ketë fuqi ligjore automatikisht edhe një vit, nëse duan “Djajtë e Kuq”, sipas klauzolës përkatëse.

27 -vjeçari është i vetëdijshëm se gjigantët e Torinos e duan atë, kur marrëveshja e tij të skadojë verën e ardhshme.

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, është i gatshëm të presë për të marrë një nga portierët më të mirë në botë.