Nuk u gjet dot asnjë blerës pas falimentit, Parma në Seria D

454
Ekipi italian Parma ka rënë në kategorinë e fundit pas shpalljes së falimentimit pasi klubi nuk gjeti dot asnjë blerës për të shlyer borxhet.
“Administratorët e Parmës kanë komunikuar se nuk ka asnjë ofertë për blerjen e të drejtave të klubit”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Parmës duke bërë të ditur se tashmë është shpallur falimenti.
Parma përfundon në Seria D pasi këtë sezon e mbylli në fund të tabelës së renditjes së Seria A. Ekipi nuk e ka fituar asnjëherë kampionatin, por gjatë viteve 1990 kanë fituar dy Kupa UEFA dhe Kupën e Fituesve.
Sigal