Inter lë Icardin në shtëpi, bomberi argjentinas drejt largimit

567
Sigal

Mauro Icardi nuk do të marrë pjesë në turneun e Azisë me skuadrën e Interit. Sulmuesi argjentinas nuk do të jetë në miqësoret ndaj Manchester United, Juventus dhe PSG. Vendimi është marrë nga drejtuesit zikaltër pas marrëveshjes me lojtarin.

Në deklaratën zyrtare, Inter pretendon se Icardi do të kthehet në Milano për të vazhduar përgatitjet atletike dhe për të rifituar gjendjen e tij më të mirë.

Sulmuesi argjentinas pritet që të largohet nga zikaltërit, teksa Napoli dhe Juventusi janë dy alternativat më të mundshme. Ndërkohë situata është më ndryshe për Radja Nainggolan, i cili do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit.