Noti shqiptar/ Trajneri Jurgen Fici: Në botërorin e Budapestit, durrsaku Kadiu theu rekordin kombëtar

2467
Sigal

Kledi Kadiu, notari durrsak thyen një tjetër rekord në Kampionatin Botëror në Budapest

Flet Jurgen Fici, trajner i Kombëtares

Jurgen Fici, trajneri i kombëtares, e vlerëson Kampionatin Botëror në Budapest – një aktivitet në përmasa të mëdha, si në pjesëmarrje, por edhe në nivel rezultatesh. Të gjithë sportistët kanë dhënë maksimumin e tyre, por ia vlen të veçojmë Kledi Kadiun me rekordet e thyera deri tani, ku po i tregon bashkëmoshatarëve të tij që stërviten në Shqipëri, që rezultatet arrihen falë një bashkëpunimi të mirë me trajnerin, familjen që financon dhe një pune të bërë brenda një sistemi shkollor dhe profesional siç është ai i USA ku ai studion dhe stërvitet.

 

 

Në ditën e dytë të kampionatit janë këto gara:

-Even Qarri—- 200 mix 2.25.19

-Paolo Priska—- 200 mix 2.22.59

-Emma Rock—- 100 stil i lirë 1.06.88

-Nargi Golashi—- 100 stil i lirë 1.06.86

-Paolo Priska—- 100 flutur 1.02.84

-Katie Rock 200 flutur 2.32.10

-Fabio Dajzmaili—- 200 stil i lirë 2.12.20

-Kledi Kadiu 200 stil i lirë 1.53.73 REKORD KOMBËTAR PËR TË RINJ E TË RRITUR

 

Stafeta 4×100 mix 2 djem & 2 vajza

4.37.35