Një rival më shumë për Gjimshitin, Atalanta zyrtarizon ish-mbrojtësin e Liverpoolit

458
Sigal

Atalanta bën një goditje për Champions League, kompeticion në të cilën do të marrë pjesë gjatë këtij sezoni. Skuadra bergamaske ka firmosur me mbrojtësin e njohur, Martin Skrtel, i cili vjen nga Fenerbahce pas tri sezonesh dhe ka firmosur vetëm për një sezon. Zyrtarizimi është bërë nga Atalanta gjatë pasdites, teksa kishte krye më parë edhe vizitat mjekësore.

Image

Qendërmbrojtësi do të përfitojë 1 milionë euro plus bonuse dhe do të mbajë të mbajë mbi shpinë numrin 37, duke zëvendësuar Mancinin e larguar te Roma. Skrtel ka një eksperiencë të gjatë në futbollin evropian, pasi ka luajtur për një kohë të gjatë te Liverpooli, por pa harruar edhe Zenitin.

Ai do të jetë një rivalë më shumë për një vend titullari me Gjimshitin, i cili nuk druhet aspak, pasi ka fituar besimin e Gasperinit.