Skënderbeu me mungesa në Zvicër, pritet formacion me ndryshime

665
Nesër në orën 19:00, në stadiumin e Jang Bojsit, skuadra e Skënderbeut do të luajë ndeshjen e fundit në UEFA Evropa ligë për këtë sezon. Në grupin B, korçarët kanë grumbulluar 5 pikë në 5 ndeshje, por edhe fitoren të arrijë në këtë sfidë, nuk kualifikohet. Gjithsesi, ajo që veçohet më shumë në pragun e kësaj përballjeje, është fakti se ka shumë mungesa titullarësh. Soue dhe Nespor ishin të deklaruar që para nisjes në Korçë, ndërkohë që dje është shtuar edhe mesfushori Dita, i cili ka probleme fizike dhe ende nuk është rikuperuar. Shqetësime ka pasur edhe Osmani, por trajneri Daja i ka deklaruar ndryshime në formacion për ndeshjen me Jang Bojs, duke qenë se klubi ka objektiva për të shitur disa lojtarë.
Sigal