Mustafi: “Dua të luaj në Bundesligë”

144

Shkodrani u bë shqiptari i parë që fiton një Kampiont Botëror, edhe pse arriti me Gjermaninë

 Shkodran Mustafi, shqiptari më pasaportë gjermane, pas fitimit të Botërorit me Gjermaninë, ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve të mëdha në Europë, duke u nisur nga kampioni i Italisë, Juventusi. I intervistuar nga revista sportive gjermane “Sport Bild”, mbrojtësi 22-vjeçar, aktualisht në forcë me Sampdorian në Itali, u shpreh se është duke planifikuar të ardhmen e tij. “Hapi i ardhshëm është shumë i rëndësishëm. Një ekip i madh do të ishte hapim im i radhës”, – tha kampioni i botës për “Sport Bild”. Mustafi ka një kontratë që, e lidh me Sampdorian deri në vitin 2016. Si një lojtar i Kombëtares së Gjermanisë, sigurisht që ai dëshiron që të luajë në Bundesligë. Dhe ofertat për të mësa duket nuk mungojnë. “Duhet të vlerësoj përspektivën. Si lojtar i Kombëtares gjermane dëshiroj të luaj në Bundesligë. Për momentin nuk dëshiroj të bëj publike emrat e skuadrave të interesuar për mua”, – shton ai. Përfshirja në Kombëtaren e Gjermanisë dhe ndeshjet e luajtura në Botëror i kanë mundësi të reja 22-vjeçarit të lindur në Gjermani, por me prindër nga Gostivari i Maqedonisë. “Botërori më ka hapur sytë”, – thotë Mustafi për “Sport Bild”. – “Ishte bukur që, si shumë të tjerë edhe unë të luaja disa ndeshje, për më tepër që qenit kampion më bëri shumë të lumtur. Këto momente dua t’i kem sërish”. Në fakt, nuk munguan edhe kritikat për paraqitjet e Mustafit, por ai beson se minutë pas minutë ai u përmirësua. “Besoj se, i kemi bindur disa. Unë pata në një tetat e finaleve besimin e trajnerit (Lëv), unë jam një Kampion Bote. Kjo më jep shumë kënaqësi”. Mustafi u përfshi në listën e 23 lojtarëve të Gjermanisë, vetëm pas një dëmtimi të Marko Rojsit gjatë miqësores së fundit përpara nisjes për në Brazil. Ai luajti si zëvendësues në ndeshjet kundër Portugalisë e Ganës, ndërkohë që në gjysmëfinalen kundër Algjerisë, ashtu si edhe Kombëtarja gjermane ai pati ditën e tij më të keqe. Për shkak të një dëmtimi muskulor, ai u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 70-të. Ai nuk luajti në pjesën tjetër të ndeshjeve, përfshirë ato kundër Francës (çerekfinale), Brazilit (gjysmëfinale) dhe Argjentinës (finale).

 Etrit Berisha: “Lorik Cana, njeri dhe lojtar i madh”

  Pas një fillimi shumë inkurajues në fazën përgatitore, Etrit Berisha është i detyruar të ngrejë flamurin e bardhë, për shkak të një dëmtimi muskulor që e ka ndaluar të stërvitet së bashku me lojtarët e tjetë të Lacios, Skuadra italiane ka në qendër të projektit të saj për sezonin e ri 2014-2015, Etrit Berishën, pro mesa duket trajneri Stefabno Pioli, dëshiron t’ia besojë portën Federiko Marketin. Portieri i Kombëtares shqiptare nuk është nga ata tipa që dëshirojnë të hapin polemika, duke e kuptuar më së mirë skemën e hiearkisë në klub. I intervistuar nga “Lazio Style Radio”, numri një bardhëzi dha këtë deklaratë: “Është hera ime e parë këtu dhe jam shumë i kënaqur për të gjitha stërvitjet që kam zhvilluar. Në këtë përiudhë kam qenë pak i pafat, por tani ndihem më mirë. Me portierët e tjerë shkoj shumë mirë, punojmë mirë dhe jemi të gjithë të vlefshëm. Shoku im i dhomës është Lorik Cana. Ai një njeri i madh dh një lojtar i madh. E njihja më parë, për shkak se jemi që të dy lojtarë të Kombëtares shqiptare dhe ai më ka ndihmuar shumë”. Etrit Berisha ndodhet në sezonin e tij të dytë te Lacio, ndërkohë që në edicionin 2013-2014 ai aktivizua në 17 nga 38 ndeshjet e kampionatit italian.

 Edhe Liverpuli e Monako interesohen për mesfushorin e Bajernit të Munihut

 Shaqiri, mesazhe “dashurie” Juventusit

  Xherdan Shaqiri, ylli kosovar i Bajernit të Munihut e Kombëtares zvicerane, është shndërruar në lojtarin më të kërkuar në rolin e “trekuartistëve” (mesfushorëve krijues). Sipas mediave helvetike, Shaqiri i ka dërguar një mesazh “dashurie” ndaj italianëve të Juventusit, duke mos e konsideruar aspak hap prapa në karrierën e tij nëse ai do të vishte fanellën e kampionëve të Italisë. Bardhezinjtë po përpiqen të çajnë në garën mes Monakos e Liverpoolit për fantazistin me origjinë shqiptare, por nuk do ta kenë aspak të lehtë. Marota i ka të përditshme kontaktet me përfaqësuesin e Shaqirit, duke e ditur mirë se ky operacion nuk është aspak i lehtë. Liverpuli shiti Luis Suarezin, ndërsa Monako, James Rodriguezin, pra të dyja këto skuadra i kanë arkat plot për të shpenzuar pa u kursyer për përforcimet që duan. Janë tre klube të mëdha që e ndjekin, megjithatë Shaqiri duket se e shikon veten më shumë te “Zonja e Vjetër”. “Jam me pushime dhe nuk e di ende se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Di vetëm që kam kontratë me Bayernin deri në 2016-ën. Nuk e di nëse ka kontakte me bardhezinjtë dhe po kështu nuk jam i informuar për Liverpulin apo Monakon. Gjithsesi Juventusi do të ishte një opsion i mirë, ashtu si Monako ose Liverpuli. Juve është një klub i madh. Kujt nuk do t’i pëlqente të shkonte atje? Bardhezinjtë nuk i shikoj si hap prapa për karrierën time”. Nuk është më një mister dëshira e tij për të ndryshuar ambient, pasi te Bajerni e ka të vështirë të gjejë hapësira mes dy emrash gjigantësh si Arjen Robben e Frenk Riberi. Nëse Guardiola nuk mund t’i garantojë vazhdimësi, Alegri e pret krahëhapur për t’i shtuar Juventusit të tij më shumë ingranazhe në ofensivë.

 Behrami, i shtrenjtë për Hamburgun

 Valon Behrami është në kërkim të një destinacioni të ri, pasi nuk është më në planet e Napolit. Pas interesimit të fortë të Interit të Milanos, për mesfushorin 29-vjeçar interesohet edhe gjermanët e Hamburgut. Por, shifra e vendosur nga Napoli për lojtarin e Kombëtares zvicerane, duket se i ka lënë ende të pavendosur në Gjermani. Sipas drejtuesit të lartë të Hamburgut, Dietmar Bajersdorfer, shumë prej 7 milionë euro për kartonin e Valon Behramit është tepër e shtrenjtë.