Montella ‘ia hedh’, ka kohë deri të shtunën

281
6 ditë kohë dhe dy ndeshje në dispozicion të Vincenzo Montellës, për të bindur drejtuesit e kuqezinjve, se është trajneri i duhur për Milanin.
Drejtuesit e kuqezinjve kanë vendosur të vijojnë me Montellën, për shkak të momentit të papërshtatshëm për të bërë ndryshime në pankinë.
Të mërkurën kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Veronës, për t’u përballur me Chievon, ndërsa të shtunën do të presin Juventusin dhe aktiviteti i ngjeshur i ka bërë drejtuesit te Milanit të mendojnë se është më mirë të vijohet me Montellën.
Ky i fundit duhet të kthehet me 3 pikë nga Verona dhe të grumbullojë minimalisht 4 pikë në të dy takimet, që të mund të shtyjë afatin e qendrimit të tij në pankinën e Milanit.