Messi jep dritën jeshile, nisin negociatat e rinovimit me Barcelonën

104

Lionel Messi ka dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave për rinovimin e kontratës me Barcelonën. Pas deklaratave të dashurisë të dhëna në një intervistë për “RAC1”,presidenti Bartomeu ka filluar lëvizjet për ripërtëritjen e kontratës që skadon në vitin 2021.

Aktualisht kjo kontratë i jep mundësinë argjentinasit që të largohet falas gjatë verës në një skuadër tjetër. Aktualisht Barcelona paguan 642 milionë euro vetëm për kontratat e futbollistëve, ose sa 61 për qind e gjithë buxhetit në total. Messi ka dhënë miratimin e fillimit të negociatave, tani klubi blaugrana duhet të bëjë propozimet.