Merr fund durimi, tani Realit i duhen 70 milion euro për ta transferuar lojtarin

594
Reali i Madridit përflitej prej kohësh të kishte një interesim për portierin e talentuar të Atletik Bilbaos, Kepa.
Portieri mendohej se do të zbarkonte këtë merkato në radhët e madrilenëve, por mesa duket Zidan nuk ka menduar të largojë asnjë nga portierët dhe klubi nuk ka lëvizur për Kepën.
Dhe duket se durimit të portierit i ka ardhur fundi, pasi ai kishte kohë që priste lëvizjen e drejtuesve madrilenë. Ai ka vendosur të rinovojë me Bilbaon deri në vitin e largët 2025 dhe të gjitha klubet e interesuara për të duhet të paguajnë 70 milion, pasi kjo është klauzola e lojtarit në kontratën e re.
Sigal