Maradona: Duhet ta luftoj mafian e FIFA-s

471
Diego Armando Maradona dëshiron të jetë në sistemin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit(FIFA) me qëllim që të luftojë korrupsionin në këtë organizatë. “Obligim imi është që të luftoj me mafien e cila ende është prezente brenda FIFA-s. Më duhet të luftoj me ata që shumë gjatë e ka platitur FIFA-n nga brenda. Vërtetë dëshiroj të jem në atë organizatë”, ka thënë argjentinasi 54 vjeqar.
Javën e kaluar Maradona paralajmëroi kandidaturën për president të FIFA- në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm, por kjo informatë nuk është konfirmuar. Momentalisht për të parin e FIFA- e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij vetëm Michele Platini, njeriu i parë i UEFA-s.
***
Diego Maradona ka thënë se ai do të luftojë mafian që është në FIFA, në mesin e zërave se ai do të kandidojë për t’u bërë president i institucionit më të lartë të futbollit botëror. Ikona argjentinase thotë se ai ka përkrahjen e një numri lojtarëve për të qenë pasardhës i Blatterit.
“Ka lojtarë që po më përkrahin. Unë duhet që të luftoj njerëzit të cilët tash e sa kohë kanë vjedhur nga FIFA”. “Unë do t’i hyj garës për FIFA-n. Vërtet që po. Duhet ta luftoj mafian. Duhet ta luftoj mafian që është ende brenda FIFA-s. I them të gjithëv se jam i fortë dhe se nuk do të dështoj”, potencoi Maradona.
Sigal