Milani nuk po njeh limite në merkato pasi kërkon suksesin jo vetëm në Itali por edhe në arenën ndërkombëtare.
Leonardo Bonucci pritet që sot të prezantohet si futbollist i ri i Milanit.
Ky përforcim Rossonerëve do t’iu kushtoj 40 milionë euro, raporton “Gianluca di Marzio”.
Bonucci i cili kaloi shtatë sezone në Torino, në “San Siro” do të paguhet 6 milionë euro, neto, në sezon.