Vidal tek Interi? Barcelona merr vendimin

523
Sigal

Arturo Vidal është përfolur për një transferim nga Barcelona tek Interi. Antonio Conte e kërkon me çdo kusht për pjesën e dytë të sezonit, por duket se Ernesto Valverde nuk ka ndërmend ta lejojë diçka të tillë.

Barcelona ka publikuar edhe listën e të grumbulluarve për Superkupën e Spanjës, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Ajo që bie në sy është përfshirja e Arturo Vidal, që i jep fund çdo pikëpyetje sa i përket të ardhmes së tij sipas mediave spanjolle.

Trajneri Valverde duket se e ka bindur mesfushorin që të qëndrojë në “Camp Nou” të paktën deri në fund të këtij sezoni.