U-16/ Shqipëria mundet në miqësoren e parë kundër Italisë

98
Sigal

Kombëtarja shqiptare U-16 zhvilloi këtë të martë takimin e parë miqësor kundër Italisë U-16. Në ndeshjen e zhvilluar në qendrën e Koverçanos në vendin fqinj, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Agron Kërçova u mundën me rezultatin 3-0.

Shqipëria U-16 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Leonard Kolgecaj (GK), Lucas Cekrezi, Mattia Koçi, Milan Kovaçi, Elio Gjoshi, Ernesto Marqeshi, Serxho Vogli, Alen Vukaj, Emiljano Mihana (c), Leo Begolli; Rikardo Sheji.

Një ndeshje e mirë për kuqezinjtë, të cilët pavarësisht rezultatit treguan karakter dhe dhuruan një paraqitje pozitive në fushën italiane. Vendasit na ndëshkuan që në minutën e katërt të takimit, me Christian Comotto-n, ndërsa dyfishojnë shifrat po gjatë pjesës së parë me Samuele Inacia-n.

Në fraksionin e dytë, trajneri Kërçova bën disa ndryshime në skuadër, duke hedhur në fushë Agollin, Ndoj, Kurtin, Boriçin, E. Agollin, Nelën, Zekajn e Tushin. Italianët vulosin fitoren 3-0 në minutën e 65-të me Vincenzo Damiano-n.