Lenjani e Kasami protagonistë, Sioni merr 1 pikë mbijetesë

227
Dje u luajtën ndeshjet e javës së 24-ët në Kampionatin Zviceran të Futbollit, dhe nga futbollistët shqiptarë që luajnë me skuadrat e këtij vendi, spikatën Lenjani e Kasami te Sioni në sfidën me Lucernën. Ka qenë një ndeshje e luftuar mes këtyre dy skuadrave, dhe Sionit thuajse i ka shpëtuar fitorja. Pas një kombinimi Lenjani-Kasami, ky i fundit ka shënuar golin e avantazhit, por vendasit nuk kanë arritur të mbajnë avantazhin, duke u barazuar në fundin e pjesës së parë. Pas këtij barazimi, Sioni vazhdon të renditet në vendin fundit, me 3 pikë diferencë nga ekipi më i afërt, edhe pse barazimi dje e mban në shpresat e mbijetesës në Superligën e Zvicrës.