“Kokaina”, Balla i përgjigjet Bashës: Kur ishe ministër u kap më pak drogë

584
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha në lidhje me sasinë rekord të kokainës të kapur në Durrës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se kur Basha ishte ministër i Brendshëm është koha kur është kapur më pak kokainë dhe heroinë.
“Partia juaj është benfit për ne, por është e keqe e madhe për Shqipërinë. Basha ti ke hallin tënd dhe jo hallin e Shqipërisë. Kur Basha ishte ministër i Brendshëm ishte sasia më e vogël e drogës së kapur. Në vitin 2010 ishte viti më i dobët i kapjes së drogës dhe jo se nuk kishte drogë në atë kohë. Doja të ngrinim një komisionin hetimor për këtë çështje. Nuk keni pasur vullnet politik për luftën kundër drogës”- tha Balla.
Sigal