Panariti: Çfarë duhet shtuar në protokollin anticovid, të çerdheve, kopshteve dhe shkollave?

235
Sigal

Ish-ministri Edmond Panariti thotë se duhen protokolle të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit në shkolla, kopshte dhe çerdhe. Në një mesazh në Facebook, Panarit shprehet se shumica e infektimeve nuk ndodhin nga sipërfaqja e objekteve, por nga ajri. Ish-ministri thotë se në protokollin e masave anticovid në klasa, auditore dhe dhoma duhet të bëhet e detyrueshme ajrosja e tyre çdo gjysmë ore.
“Si ti bëjmë më të sigurt fëmijët, nxënësit dhe studentët? Për fat të keq studimet më të fundit tregojnë se përhapja e virusit nëpërmjet aerosoleve (biseda, kollitje, tështitje) është edhe më e madhe se sa besohej.
Por lajmi i mirë është se përhapja e virusit nëpërmjet kontaktit të sipërfaqeve të ndotura është më e pakët nga sa besohej. Prandaj në protokollin e masave anticovid në klasa, auditore dhe dhoma duhet të bëhet e detyrueshme ajrosja e tyre çdo gjysëm ore.. Hapja e dritareve dhe përdorimi i ventilatorëve për qarkullimin e ajrit do ta përshpejtonte proçesin. Por kujdes! Ajrimi duhet të bëhet në ambjente bosh.
Sepse lëvizja dhe qarkullimi i ajrit në ambiente me fëmijë, nxënës dhe studentë brënda mund të jetë e rrezikëshme. Qarkullimi sa më i shpeshtë i ajrit të ndenjur dhe zëvendësimi me ajër të freskët, në mjedise të mbyllura ul shumë mundësinë e infektimit”,- shprehet Edmond Panariti.