Ikën Artan Shkëmbi, ja kush e merr komandën e “Forca e Ligjit”

408
Sigal

Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Artan Shkëmbin, i pezulluar nga funksionet, pasi për të raportohet se SPAK ka nisur një hetim, lidhur me dekonspirimin e aksioneve policore.

Bregu, një oficer karriere, prej mbi 20 vitesh në rradhët e policisë, mban gradën Drejtues i I-rë dhe ka mbajtur pozicionin e zv. shefit të Task-Forcës kundër krimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Komandimi i Bregut erdhi pak orë pasi Drejtori i Policisë së Shtetit Ard Veliu ka firmosur pezullimin nga detyra të Shkëmbit, me kërkese të SPAK.

Dyshimet janë se Shkëmbi ka nxjerrë sekreti hetimor mbi një informacion që i ka mbërritur agjensive ligjzbatuese në Shqipëri nga homologët gjermanë.