Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve

234
Sigal

Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë pa nevojën e bërjes së tamponit. Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka rekomanduar këtë masë lehtësuese, prej rasteve të COVID-19 gjatë ditëve të fundit.

Deri më sot Maqedonia e Veriut ka hapur kufijtë pa kushte vetëm me Shqipërinë, teksa tashmë duket se do i hapë për gjithë rajonin.

Në rast se nuk arritet bashkëpunim rajonal, Maqedonia e Veriut do e ushtrojë këtë masë lehtësuese vetëm me Serbinë dhe Kosovën.