Prishja e shtëpive në Shkozë/ Veliaj heq përgjegjësitë nga vetja

538
Erion Veliaj deklaroi se bashkinë me projektin që parashikon ndërtimin e rrugës dhe zgjerimin e lumit Lanë, i lidh vetëm interesimi social.
Bëhet fjalë për 153 shtëpitë që po shemben për t’i hapur rrugë zgjerimit të Lanës dhe ndërtimit të unazës së madhe të Tiranës.
Veliaj deklaroi se i vetmi bonus social që mund të realizojë Bashkia e Tiranës është bonusi i qirasë. Ai shtoi se rreth 480 mijë dollarë do t’i jepen banorëve, shtëpiat e të cilëve po shemben, të mjaftueshme për një vit qira.
Veliaj u shpreh se i ka takuar banorët, por për një qëllim tjetër. Sipas kryebashkiakut, bashkia ka dhënë 27 hipoteka të ndërtimeve me vendim ekzekutiv para vitit 1991, të cilat nuk ishin në gjurmë të projektit.
“Bashkia ka aplikuar atë që e lejon ligji, VKM e Sali Berishës e vitit 2012 për të pranuar për hipotekim të gjitha ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv që nuk kanë pasur shkelje”, – u shpreh Veliaj. 
Kryebashkiaku theksoi se banorëve iu ka thënë se ky nuk është një projekt i bashkisë, por do shkojë në ARRSH të pyesë se çfarë është projekti dhe më pas, çfarë mund të bëjë bashkia do t’a bëjë.
Sigal