Tirana kampione, Veliaj: Urimet s’bëhen duarbosh, nesër shpërblim për klubin bardheblu

434
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka lajmëruar se nesër në Këshillin Bashkiak do të miratohet shpërblimi për klubin e Tiranës, me rastin e shpalljes kampion në kategorinë superiore.

Përmes një shënimi në twitter, Veliaj thotë se ky është një lajm i mirë dhe siç e do zakoni, urimet nuk bëhen duarbosh, por me shpërblim. Se çfarë do të dhurojë Bashkia për klubin e Tiranës mbetet për t’u parë nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.