Jose Mourinho parashikon çerekfinalen e Botërorit, Anglia përballë Brazilit

584
Sigal

Jose Mourinho ka parashikuar se në çerekfinale të Kupës së Botës do të ketë një përballje midis Anglisë dhe Brazilit, megjithëse trajneri i Manchester United beson se ndeshja do të përfundojë me shumë dhimbje për Tre Luanët.

Mourinho zbuloi se kush është i destinuar që të arrijë suksesin këtë verë në Rusi.

Ai ka parashikuar një përsëritje të paharrueshme të fitores së Brazil kundër Anglisë në çerekfinalen e vitit 2002.

Fitorja e supozuar e Brazilit kundër Anglisë do të krijonte një përplasje në gjysmë finale kundër Cristiano Ronaldos e Portugalisë, beson Mourinho.