Interi me surpriza, ja lojtrarët që ka në shënjestër

129

Pas eliminimit nga Champions League, Interi ka nisur të mendojë për të ardhmen e skuadrës së tij. Skuadra zikaltër kërkon të afrojë futbollistë të rinj që po spikasin këtë sezon, teksa po ndiqet me kujdes veçanërisht klubi i Veronës.

“Fcinternews.it”, faqja që qëndron shumë afër aktualitetit zikaltër duke iu referuar gazetarit të mirënjohur Gianluca Di Marzio, në orët e fundit ka patur një takim në zyrat e Interit mes presidentit të Veronës Maurizio Setti dhe drejtuesve zikaltër dhe në tavolinë kanë qenë tre emra, Sofyan Amrabat, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

Profili më i preferuar për Interin është ai i mesfushorit maroken, për të cilin interesohet edhe Napoli. Megjithatë Beppe Marotta po monitoron nga afër edhe situatën e dy mbrojtësve shqiptarë, për të cilët do ta bëjë një tentativë në verën e ardhshme.