I mbijetuan tërmetit, Aurelio dhe Alesjo takojnë Ronaldon dhe Buffon

266

Tërmeti i 26 nëntorit ishte një tragjedi e rëndë për shumë familje në Shqipëri, por Aurelio dhe Alesjo, arritën që duke u hedhur nga ndërtesa të shpëtonin jetën e tyre.

Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ka rezervuar një surprizë shumë të bukur për ta, duke i takuar me idhujt që kishin kërkuar, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon.

Në hotelin që po qëndron Juventusi para ndeshjes ndaj Lazios, ata kanë takuar dy fëmijët shqiptarë, të cilët janë shfaqur shumë të emocionuar nga kjo surprizë e bukur që vjen pak ditë pas mbrëmjes më të vështirë të jetës së tyre.