I hoqën medaljen e artë, “Tokio 2020”: Bolt, eja fitoje këtu atë që humbe

110
Vetëm para pak ditësh, për Usain Bolt u mor vendimi që duhet të kthente 1 nga 9 medialet e arta të fituara në Lojrat Olimpike ku ka marrë pjesë. Kjo për arsyen e kolegut të tij, Nesta Karter, i cili doli pozitiv në testing antidpoing (të përsëritur) në Olimpiadën e vitit 2008, ku mori të artën në stafetën 4×100 metra.
Për pasojë, të katër atletët xhamajkanë duhet të dorëzojnë medaljen e artë, përfshi edhe Bolt. Por sot, organizatorët e Olimpiadës së vitit 2020, në Tokio, i kanë bërë një ftesë të veçantë sprinterit xhamajkan, njëkohësisht rekordmen i botës në 100 e 200 metra.
“Eja fitoje këtu medaljen e artë që do të dorëzosh. Ti je një kampion dhe ke mundësi të fitosh këtu sërish”, kanë thënë sot organizatorët, duke ftuar Bolt të garojë edhe në “Tokio 2020”.
Sprinteri xhamajkan ka thënë se do të tërhiqet nga sporti pas Botërorit të këtij viti (në gusht, në Londër), ndaj japonezët po kërkojnë t’i prishin mendjen, që Bolt të vazhdojë të garojë. Sprinteri xhamajkan fitoi 3 medalje të arta në 100, 200 dhe stafetën 4×100 metra në tri Olimpiada radhazi (Pekin, Londër dhe Rio), por njërën prej medaljeve duhet ta dorëzojë. Për momentin, Xhamajka e ka apeluar vendimin.