Pas Elvanës, Enca kopjon edhe Dua Lipën

701
Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar sot (e premte) projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Love on my body”.
Me një këngë të lezetshme dhe paraqitje tejet seksi, këngëtarja Haxhia arriti që të mahnitë publikun edhe kësaj here me paraqitjen e saj.
Por, nëse vërejmë me vëmendje, shohim se në klipin e saj të fundit, disa prej skenave nuk duken edhe aq të panjohura për publikun, pasi diçka të ngjashme, fansat kanë patur mundësinë ta shohin në klipin “Last Dance” të Dua Lipës.
Mund të ketë qenë edhe rastësi, por veshja dhe përzgjedhja e lokacionit, bën publikun të aludojë se mund të ketë qenë një “kopjim”, i cili nuk është kamufluar aq sa duhet nga Enca.
Sido që të jetë, ky është projekti i parë i Encës drejt tregut ndërkombëtar, pasi para pak ditësh ajo ka firmosur kontratë me “Ultra Music”, megjithatë fillimi i saj nuk duket të jetë aq i sigurt, pasi ajo çfarë synojnë më shumë tregu ndërkombëtar është origjinaliteti.

DUA LIPA 
ENCA HAXHIA 
Sigal