Hysen Dedja: Nga Lushnja u largova në moment domethënës, ndjej keqardhje për tifozët

683
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” trajneri i dorëhequr nga Lushnja, arsyet e largimit pas votëbesimit dhe e ardhmja në bankinë
Ta quajmë një aventurë 3 mujore drejtimin tuaj në bankinën e Lushnjes, po pse u larguat aq me “nxitim”?
Unë e kisha me shumë dëshirë këtë bankinë dhe në tre muaj u mundova të punoja me seriozitet e përkushtim. Skuadra mu duk se po reagonte, edhe pse në rezultat nuk ishim mirë. Por, gjatë kësaj periudhe, disa dashamirës të futbollit në Lushnjë, më informuan se katër javët e para ke për ti humbur. Dhe kjo ndodhi.

Ishin njerëz të brendshëm, apo zhvillohej diçka prapa shpinës suaj?
Unë fillimisht nuk ju besova, duke menduar se tifozët edhe flasin, por fakti që ndodhi më la të dyshoja, pasi humbnim për detaje shumë të vogla. Përsëri, unë i besova profesionalizmit tim dhe besimit të drejtuesve të klubit, duke vazhduar me përkushtim përgatitjet.

Nuk kishit alternativë tjetër, përveçse largimit?
Vetë situata erdhi e atillë që nuk mund të mendoje tjetër alternativë, veç largimit. Kjo ishte e fundit, sepse nuk mund të bija pre e situatave që krijonin individë të veçantë në skuadër. Besoj se, personalisht dhe profesionalisht kam vepruar mirë.

Duke pasur sinjale të tilla, mos ndoshta ju duhet të ishit larguar më parë nga? 
Ndoshta po, por duke parë se skuadra po reagonte me një ngritje të nivelit të lojës, profesionalisht dhe jo verbërisht, besoja te ndryshimi larg atyre fjalëve që më kishin thënë. Diçka konkrete, ndoshta edhe duhet të na e thoni me këtë rast?
Po, kujtoj ndeshjen me Partizanin. Nga tifozë, por edhe brenda skuadrës, kishte fjalë se Sukaj ka afruar lekë e Partizani do fitojë 3-0. Kështu ndodhi, Lushnja e humbi atë takim po 0-3, ndërsa Sukaj u përjashtua menjëherë nga skuadra e Partizanit.

Ka pasur efekte negative ana financiare e futbollistëve në këtë skuadër?
Unë i gjeta nën kontratë të gjithë futbollistët, dhe në prezencën time asnjëherë nuk ka pasur pretendime financiare, sepse Bashkia ka qenë korrekte në pagesat e tyre. Sipas gjykimit tim, gjithçka për këtë situatë ka shkaqe të tjera që ja u përmenda më sipër.

Ju ka mbetur ndonjë peng që nuk e realizuat në këto tre muaj drejtimi të Lushnjes në Superiore?
Duke parë gjendjen e skuadrës, unë përgatita një listë në merkaton e janarit, por nuk ma pranuan. Ky është pengu im, sepse po të kishim marrë dy ose tre futbollistë, nuk do të ishte kjo gjendje në fundin e tabelës së renditjes.

Me Lushnjen e mbyllët, po vazhdimësinë si e mendoni?
Edhe më parë se të shkoja te Lushnja, unë kam pasur dy oferta në Superiore. Ato nuk më bindën për synimet, por që jam ende në biseda. Më duhet pak kohë të pushoj, sepse edhe rruga Tiranë-Lushnjë-Tiranë e ka shtuar ngarkesën e madhe që të sjellë një bankinë e tillë. 
Vetë situata erdhi e atillë që nuk mund të mendoje tjetër alternativë, veç largimit. Kjo ishte e fundit, sepse nuk mund të bija pre e situatave që krijonin individë të veçantë në skuadër. Besoj se, personalisht dhe profesionalisht kam vepruar mirë
Mbrojtësi Bizhyti për largimin e Dedjes
Pasi kishte folur dy ditë më parë në lidhje me aktivizimin e tij nga trajneri Hysen Dedja, mbrojtësi Alban Bizhyti pranoi dje për gazetën “Telegraf” se, ai ka treguar vetëm arsyet e mosaktivizimit të tij sa kohë që në bankinë ishte Dedja. “Të mërkurën, para stërvitjes, ish-trajneri më kërkoi llogari pse kisha folur në një media sportive për mosaktivizimin tim në skuadër. Këtë debat ai nuk e përballoi dot, dhe u largua”.
Pritet rikthimi i Artan Banos në bankinë
Lushnja është në udhëkryq për trajnerin e ri që do të ulet pas largimit të Hysen Dedjes dy ditë më parë. Edhe pse nuk ka ende ndonjë vendim zyrtar, mundësitë janë që në bankinë të ulet sërish Artan Bano, për të cilin futbollistët këmbëngulën që të qëndronte, sepse nuk ishte faji i tij. Edhe pse jo zyrtarisht, dje për gazetën “Telegraf”, burime nga klubi lushnjar pranuan një rikthim të Artan Banos në bankinë.
Trajnerët në Superioren 2017-2018 
Skënderbeu: I. Daja; Flamurtari: Sh. Duro; Kukësi: M. Milinkoviç+P. Pakult; Kamza: R. Ndreu; Laçi S. Nica+G. Mezani; Partizani: M. Iuliano+S. Starova; Fernandez+H. Lika; Teuta: G. Magani+ S. Nica+G. Begeja; Vllaznia: A. Cungu+A. Gjoka; Lushnja: A. Bano+H. Dedja+A. Bano?
3 trajnerë
Lushnja dhe Teuta janë dy skuadrat e Kategorisë Superiore të këtij sezoni, të cilat kanë ulur në bankinë nga tre trajnerë në 19 javët e luajtura
19 trajnerë
Me vendosjen e trajnerit të ri te Lushnja pas largimit të Hysen Dedjes, shkon në 19 numri i atyre që janë ulur në bankinat e 10 skuadrave të Superiores 
Ndeshjet-Java e 20-të
Të dielën, 18 shkurt 2018 
Laçi-Luftëtari 14:00
Kamza-Skënderbeu 14:00
Flamurtari-Lushnja 17:00
Të hënën, 19 shkurt 2018 
Vllaznia-Teuta 18:00
Partizani-Kukësi 18:00

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 19 43
2. Flamurtari 19 32
3. Kukësi 19 29
4. Kamza 19 29
5. Laçi 19 29
6. Partizani 19 28
7. Luftëtari 19 26
8. Vllaznia 19 18
9. Teuta 19 17
10. Lushnja 19 10
Sigal