Dhori Kule u bë ure e çdo kompromisi politik për të zgjatur pushtetin e tij, sot, protege-ja e tij është zv ministër arsimi

655
Nga Jozef Shvejk
Sot, Dhori Kule eshte ankuar se ndjehet i fyer qe disa pedagoge u ankuan se kane dhjete dite qe nuk marrin pagat. “Me vjen turp te dale ne rruge se na konsiderojne per fukarenj..” u shpreh ai me cinizem per pedagoget qe u ngriten per pagesat e tyre, per nje te drejte qe te punesuarit kane ne raport me punedhenesin.

Te kerkosh rrogen tende, qofte edhe duke qene pedagog, do te thote te kerkosh hakun tend per punen qe kryen. Nese Dhorit i duket rroga nje kenaqesi e kesaj bote dhe mendon qe pedagogjia eshte nje mision qe nuk duhet te paguhet eshte i lutur qe te dorezoje pagesen e tij ne sherbim te fakultetit ku eshte dekan (me 96% te votave si shoku Enver),

Mirepo Dhori, te cilit dikur Hysamedin Ferraj i qendisi nje shkrim, nuk eshte ky idealisti qe jeten e tij e ka te mbushur me heroizma ne sherbim te Fakultetit Ekonomik. Ne te kundert. E shnderroi ate fakultet ne nje mbreteri personale, me tarafe te mirepercaktuara dhe me kundershtare te stisur si e si qe feudi i tij te mbijetoje. U be ure e cdo kompromisi politik per te zgjatur pushtetin e tij duke e shnderruar fakultetin ekonomik ne nje godine boshe, pa dije, por me studente qe bejne vara vingon dhe natyrisht bejne sikur mesojne.

Sot, protege-ja e Dhorit eshte zv minister arsimi. Kjo nuk eshte rastesi. Sic nuk eshte rastesi premtimi i pambajtur per kampusin universitar prane qytetit studenti nderkohe qe perbri ketij kampusi imagjinar Dhori ndertoi pallatet e tij. Sikunder nuk eshte rastesi as protesta e disa palo-pedagogeve qe per te pasur perfitime personale u ngriten kunder nje godine qe ne fund te dites u ngrit perbri fakultetit te tyre.

Per te kuptuar Dhorin dhe dashurine e tij per dijen, mjafton t’i hidhni nje sy oborrit alla mejhane qe ai dhe njerezit qe e ndihmuan ate kane ndertuar. Duke shkaterruar cdo qelize te jetes studentonre sepse Dhori eshte frikacak. Pjese e nje grupi pedagogesh te ushqyer me lugen e Marksizem-Leninizmit, njeriu i ri socialist pedagog dekan rektor dhe mafioz diplomash ka kontribuar me kenaqesi ne degjenerimin perfundimtar te arsimit duke bashkepunuar me qeverine rilindase per Ligjin e Arsimit te Larte.

Me njerez te tille, Rama mund te qendroje ne pushtet pafundesisht. Me njerez te tille, dija do te varroset nje here e mire!
Sigal