Guardiola, penalltitë do t’i gjuajë portieri Ederson

802
Sigal

Manchester City është një skuadër e mbushur me yje, por si të gjitha skuadrat e tjera,e dhe aty ka një problem. Bëhet fjalë për 11-metërshat, të cilat nga tani e mbrapa do të gjuhen nga portieri Ederson. Ky është vendimi i trajnerit Guardiola, i cili duket se nuk do të tolerojë më humbjet e penalltive, e fundit nga Gabriel Jesus ndaj Sheffield United.

“Jam i shqetësuar, duhet ta mendoj mirë. Penalltitë janë të rëndësishme dhe mund të bëjnë diferencën në shumicën e rasteve. Duhet ta mendoj se kush do të jetë goditësi e 11-metërshave. Ederson në këtë aspekt është më i miri që kemi. Nuk e humbet kurrë qetësinë, ndaj dhe mund të gjuajë ai”, deklaroi Guardiola në konferencën për shtyp.

Janë të shumtë portierët që kanë goditur 11-metërsha ndër vite, kur një ndër më të spikaturit është José Luis Chilavert, me 62 gola, dhe i vetmi që ka shënuar tripletë. Rekordmeni për gola ndërkohë është Rogerio Ceni, i cili ka shënuar 129 gola.