Gol dhe asist përballë Villareal, Muriqi bëhet protagonist në fitoren e Mallorca-s

108
Sigal

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur me Majorkën në Spanjë, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës dhe duke dhënë një asist, në triumfin që skuadra e tij arriti përballë Vijarealit në transfertë.

Në minutën e 33’,skuadra e Majorkës ndërtoi një kundërsulm fantastik, me “Piratin” që ishte në vendin e duhur dhe kohën e duhur, për të finalizuar aksionin.

Në minutën e 76′, Muriqi uli bukur një top me kokë për Ndiaje, me këtë të fundit që realizoi një supergol.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi në La Liga, që sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës gjen rrjetën dhe i 7-i sezonal në elitën e futbollit spanjoll.